Neymar zbret nga ‘froni’, ja kush është tani lojtari më i shtrenjtë në botë

Të gjitha ekipet e interesuara për transferimin e Kylian Mbappe do të duhet ta rrisin buxhetin e tyre.

Sulmuesi francez 21-vjeçar është vlerësuar se do t’i kushtojë 265 milionë euro cilitdo klub që dëshiron ta blejë atë.

Neymar i Paris Saint-Germainit e mban rekordin për lojtarin më të shtrenjtë në histori, pas transferimit të tij nga Barcelona në vitin 2017 për 222 milionë euro.

Ndërsa Mbappe u transferua për 180 milionë nga Monaco. Megjithatë, sipas një algoritmi të studiuesve zviceran në CIES, vlera e Mbappes e ka arritur kulmin tani me 265 milionë, ndërsa ajo e 27-vjeçarit Neymar ka rënë në 100 milionë euro.

Sulmuesi anglez Raheem Sterling i qëndron afër Mbappes. Ylli i Manchester Cityt e ka kaluar tashmë Neymarin dhe vlerësohet me 223 milionë euro.

Egjiptiani Mohamed Salah i Liverpoolit është radhitur i treti në këtë listë, me 175 milionë euro, ndërsa Lionel Messi me 125 milionë dhe Cristiano Ronaldo me 80.3 milionë u radhitën më poshtë.

Ky studim i merr parasysh paraqitjet e lojtarëve për ekipet kombëtare dhe për klubet e tyre, moshën e futbollistëve, pozitën dhe ligën ku luajnë, nivelin ekonomik të klubit.

Në listë përfshihen vetëm lojtarëve e pesë ligave më të mëdha të Evropës.