Ekzekutimi i Reçit, zbulohet me kë ishte në momentet e fundit para vrasjes

Janë dhjetëra personat të shoqëruar në polici si dëshmitarë në lidhje me ekzekutimin me snajper të Kastriot Reçit, ngjarje e ndodhur në orën 11:05 minuta të ditës së djeshme.

Kur gati janë bërë 24 orë nga atentati, policia nuk ka asnjë njeri të dyshuar në lidhje me këtë krim të rëndë.

Nga hetimet janë zbardhur edhe detaje të reja në lidhje me vrasjen.

Mësohet se Kastriot Reçi nuk ka qenë vetëm kur është qëlluar. Ai ka qenë së bashku me vëllain e tij dhe sapo kishin parkuar makinën.

Reçi është qëlluar në momentin kur do të futej në lokalin e tij ‘Mirdita’ në mes të Rrëshenit.

Vëllai i Reçit kishte hyrë në lokal vetëm pak momente para se të ndodhte ekzekutimi.

Sipas policisë, Reçi është qëlluar nga një distancë prej 150 metrash