Einxhel Shkira ngacmon Oriolën sërish për imazhin seksi: Është në modë ky sport

U fol gjatë në mediat rozë për sherrin mes vajzave të shoubizit Oriola Marashi,  Einxhel Shkirës dhe Kejvina Kthellës.

Motivet e sherrit nuk u zbuluan, megjithatë çështja shkoi deri në polici dhe sërish nuk u mbyll me kaq.

Siç dhe duket ngacmimet vijojnë.

Dy ditë më parë, Oriola Marashi, postoi një foto në dëborë e hipur mbi një kalë duke çmendur fansat.

Ndërsa Einxhel publikoi ditën e djeshme një foto të sajën në dëborë në 2015-n, të cilën ia kishin dërguar fansat, si për të thënë se Oriola është shumë mbrapa.

Einxhel shprehet se në atë kohë kjo gjë dukej e gabuar por sot është kthyer në modë!

Ne s’po i shtojmë më shumë benzinë zjarrit, pasi me siguri ky reagim do të pasojë nga një tjetër nga Oriola.