FOTO/ A e njeh qeveria e Ramës, Kosovën si shtet të pavarur?

Pas Edi Ramës, i cili e paraqiti Kosovën si pjesë të Serbisë, tani është radha e institucioneve që drejtohen nga qeveria e tij, për të mos njohur shtetin e Kosovës.

Tani është radha e Agjencisë Shtetërore për Investime në Shqipëri, që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Në një hartë të Europës të postuar nga kjo agjenci shtetërore, shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.

E kjo nuk është hera e parë që ndodh kjo në Republikën e Shqipërisë.

Para disa muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Për këtë ishte bërë bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.