Franca s’e ka në plan të tërheqë ushtarët e saj nga Iraku

Paris – Franca nuk e ka në plan të tërheqë 160 ushtarët e vendosur në Irak, pas sulmeve me raketë të Iranit kundër bazave ushtarake amerikane, tha një burim nga qeveria e Francës për Reuters të mërkurën.

Një zëdhënës i ushtrisë franceze tha më herët se nuk kishte pasur asnjë viktimë nga ushtarakët francezë në Irak, pas goditjeve të Iranit.

Sulmi i Iranit në orët e para të së mërkurës ishte në shenjë hakmarrjeje ndaj një sulmi amerikan me dron, që vrau komandantin më të madh të Iranit në Bagdad, i cili kishte ngjallur frikërat e një lufte të re në Lindjen e Mesme.