Kjo është viktima e krimit horror në Mallakastër, autorët vodhën edhe...

Gruaja në foto është Drita Saliaj, e cila humbi jetën tre ditë më parë në fshatin Gjerbës të Mallakastrës. Ajo u dhunua nga nipi i saj 16-vjeçar dhe dy shokët e tij, të cilët kishin shkuar për të grabitur në banesën e viktimës.

Trupi i 51-vjeçares u hodh në rezervuar pasi u dhunua.

Por autorët duket se nuk kanë vjedhur vetëm banesën e saj. Edhe vëllai i bashkëshortit të viktimës thotë se është grabitur shtëpia e tij. Ai thotë se autorët kanë hyrë nga tavani.

51-vjeçarja do përcillet sot për në banesën e fundit.

Ngjarja, e cila ndodhi më 5 janar, e ka marrë zanafillën kur tre të rinj, kanë shkuar për të grabitur pranë familjes së gruas, duke menduar se në këtë të fundit nuk kishte njeri.

Pasi kanë hyrë brenda territorit të shtëpisë, të rinjtë janë pikasur nga e zonja e shtëpisë, e cila mund edhe t’i ketë njohur. Fill pas kësaj, autorët mësohet se e kanë marrë gruan, e kanë lidhur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

Autori i dyshuar i krimit u shfaq i penduar përpara policisë. Mes lotëve, ai tha se nuk donte ta vriste kushërirën. “E kam frikë burgun,” tha ai.