Adele pëson transformim të pabesueshëm/ Trajneria e këngëtares zbulon sekretin

Këngëtarja e hitit ‘Hello’ i la të gjithë pa fjalë me format e saj trupore kur u shfaq në ditëlindjen e reperit të njohur Drake.  

Me një fustan të zi prej kadifeje me shpatulla të zhveshura dhe me një rryp lëkurë në mes këngëtarja e ‘Hello’ u  shfaq në ditëlindje më elegante se kurrë.

Këtë transformim këngëtarja ja dedikon Robbie Williams pasi ishte ai që e njohu atë me instruktoren e pilates Camila Goodis, 36 vjeç e cila zhvilloi stërvitje të përbashkët në shtëpinë e tij në Los Angeles. 

Dhe së fundmi  instruktorja  Camila Goodis në një intervistë për 'The Sun' ka zbuluar mënyrën sesi Adele është dobësuar.

 "“E trajnova Ayda-n për një kohë të gjatë dhe ndodh që ato janë mikesha të mira, kështu që unë u mora me Adele kur ajo ishte atje në shtëpinë e Robbie-t”, tha 36-vjeçarja Camila.

“Nuk besoj se i pëlqeu shumë stërvitja, por ajo ka ndryshuar stilin e jetës së saj dhe besoj se 90 për qind e dobësimit vjen nga dieta”.

Gjithashtu trajnerja shtoi se tashmë Adele nuk është më një nga klientet e saja aktualë por beson se sekreti i humbjes së saj në peshë është heqja dorë nga ushqimi i përpunuar, sheqeri dhe pijet e gazuar.

Ajo në fund sugjeroi për të gjithë që duan të humbin në peshë :“dietë të shëndetshme të ekuilibruar, të hani më pak kalori në ditë dhe të shpenzoni më shumë energji”.