Rrëzimi i avionit në Iran/ Shumica e viktimave janë kanadezë

Tre britanikë dhe 73 kanadezë ishin mes 176 pasagjerëve të vdekur nga rrëzimi i një avioni ukrainas në Iran.

Avioni u rrëzua në orët e para të mëngjesit pranë Teheranit. Për shkak të situatës, ka pasur raportime se avioni mund të jetë qëlluar. Por Irani thotë se avioni është rrëzuar për shkaqe teknike.

Avioni Boeing 737 u rrëzua vetëm tre minuta pasi ishte ngritur nga aeroporti i Teheranit.

Daily Mail shkruan se mes viktimave janë 73 kanadezë, 71 iranianë, 15 ukrainas, 3 britanikë dhe të tjerë europianë.

Avioni i përkiste kompanisë Ukrainan International Airlines.

Nuk ka asnjë të mbijetuar, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.