Franca përkujton viktimat e Charlie Hebdo në pesëvjetorin e sulmit

Franca ka përkujtuar karikaturistët e masakruar nga dy sulmues në magazinën satirike Charlie Hebdo në Paris pesë vjet më parë.

Ky sulm ka qenë i pari i një serie sulmesh që kishte goditur Francën më pas e që morri jetën e më shumë se 250 personave. Sulmuesit kryesisht kanë qenë xhihadistë me origjinë franceze, shkruan Euronews.

“Asgjë nuk do të jetë si më parë” kanë qenë fjalët e para të Kryetarit të Parisit, Anne Hidalgo në momentin që kishte ndodhur sulmi mbi magazinën Charlie Hebdo ku të vdekur kishin mbetur 12 veta.

Kryesit e këtij sulmi kanë qenë vëllezërit Kouachi si hakmarrje për botimin e karikaturës së Profetit Muhamed të cilën ata e kishin konsideruar si veprim fyes mbi myslimanët.