Udhëheqësi Suprem i Iranit: Ne ua kërcitëm atyre në fytyrë!

“Mbrëmjen e djeshme, ne ua kërcitëm atyre në fytyrë” deklaroi Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei lidhur me sulmin ndaj objektivave amerikane. Turma iu përgjigj me thirrjet “vdekje Amerikës”.

Ai shtoi: “Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimet ushtarake të këtij lloji nuk janë të mjaftueshme. Ajo që është e rëndësishme është që prezenca korruptuese e SHBA, duhet të marrë fund."

Khamenei foli gjatë një ceremonie përkujtimore të protestës së Qom të 1978 – një ngjarje me rëndësi që çoi në Revolucionin Islamik. Lideri Suprem nënvizoi se vendi është i pajisur mirë kundër persekutuesve në botë: "Martirizimi i komandantit Qasem Soleimani tregoi gjallërimin e revolucionit tonë në botë.”