Skandali i radhës/ Agjencia Shtetërore e Ivestimeve në Shqipëri e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

Serish pasojat e ngrohtësisë vëllazërore ndërmjet qeverisë së Tiranës dhe asaj të Beogradit kanë dhënë pasojat e veta.

Një tjetër skandal i madh është bërë nga Agjencia Shtetërore për Investime në Shqipëri.

Në një hartë të Europës të postuar nga kjo agjenci shtetërore, shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të venditm shkruan gazetaexpress.com.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo. Para pak kohësh në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Për këtë ishte bërë bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.

Në të njtën linjë skandali ka qenë edhe kreu u qeverisë Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në Facebook mungonte shteti i  Kosovës, dhe shfaqej si pjesë e Serbisë.