FOTO/ Interi këmbëngul për Marash Kumbullën, i jep Veronës këtë lojtar

Interi i është vënë pas futbollistit shqiptar të Veronës, Marash Kumbulla.

Mediat italiane shkruajnë se zikaltrit kanë hequr dorë nga mesfushori i Klub Bryzhit, Sofian Amrabat, i cili është pranë kalimit te Napoli dhe janë gati t’i ofrojnë Veronës futbollistin e vet, Federico Dimarco.

E gjitha kjo bëhet që drejtuesit e Interit të marrin garanci nga pala e Veronës që të marrin pa probleme Kumbullën.

19-vjeçari kërkohet dhe nga Juventusi, por zikaltrit këmbëngulin më tepër për të marrë futbollistin e kombëtares së Shqipërisë.

Falë paraqitjeve me ekipin e parë të Veronës në kampionatin italian, Kumbulla renditet ndër mbrojtësit më cilësorë në Serinë A.