VIDEO/ Rrëzimi i aeroplanit me 170 pasagjerë në Iran, ‘nuk ka asnjë shans për ndonjë të mbijetuar’...

Një aeroplan Boeing-737 ukrainas me më shumë se 170 pasagjerë është rrëzuar në Iran, sipas mediave lokale.

Siç shkruan bbc, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit tha se nuk ka asnjë shans për të gjetur të mbijetuar.

Aeroplani që i përkiste Ukraine International Airlines u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti iranian Imam Khomeini në Teheran, tha agjensia e lajmeve shtetërore Fars.

Raportet paraprake sugjerojnë se aeroplani ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas të Kyiv.

Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me konfrontimin Iran-SHBA.

Ndërkohë është bërë e ditur se ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonë, afër aeroportit, ku u rrëzua aeroplani.