“Luan Skifterin, po vetë ke vjedhur ndonjëherë?” Bes Kallaku e pranon hapur

Aktori i humorit Bes Kallaku përmend shpeshherë fjalën ‘skiftera’. Madje dhe roli kryesor në filmin e tij “Falco” është roli i një ‘skifteri’ që kryen vjédhje në shtetin italian.

Megjithatë Bora Zemani është kuriozuar dhe i ka drejtuar një pyetje për të drejtpërdrejtë aktorit të humorit.

“Ke vjédhur ndonjëherë që ishe aq mirë në atë rol?”– është pyetja që moderatorja i ka bërë Bes Kallakut.

“Përveç që i kam vjédh zemrën Xhensilës, vjédhje tjetër të bujshme nuk kam bërë, por kemi vjédh ndonjë pulë, kemi vjédh ndonjë shalqi, ndonjë kumbull në fshat, nga këto vjédhjet e vogla, vjédhjet e bardha, kurse vjédhje të mëdhaja nuk na u ka dhënë rasti”,- është përgjigjur aktori Kallaku mes të qeshurave.