FOTO/ SHBA shpalos një pjesë të arsenalit të saj, teston 52 avionët e luftës F-35A

Ditën e sotme, teksa në Teheran po zhvillohej ceremonia mortore e gjeneralit, me mijëra qytetarë të pranishëm, Forcat Ajrore të SHBA dhuruan një shfaqje gjigante, duke lançuar në “paradë ushtarake” 52 avionë F-35A.

52 avionë në fjalë F-35A, kapin shifrën e 4.2 miliardë dollarë.

Ata u ngritën me sukses nga Baza Hill e Forcave Ajrore, ku përmasat e forcës ushtarake amerikane, u demonstruan përmes ushtrimeve të shumta të kryera nga F-35 A-të.

 “Ky është vetëm fillimi i operacioneve të qëndrueshme luftarake F-35A dhe ne do të jemi gati për t’u vendosur sa herë, kudo që të na duhet”, u tha gjatë një prononcimi nga pala amerikane.