Trump dhe Merkel bisedë telefonike/ Diskutime mbi tensionet në Iran, Irak dhe Libi

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, diskutuan të martën "situatën e tensionuar në lidhje me Iranin dhe Irakun", tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

"Ata gjithashtu shkëmbyen mendime për situatën aktuale në Libi dhe përpjekjet politike për të zgjidhur konfliktin në atë vend. Ata ranë dakord të mbeten në kontakt për këtë çështje, " tha zëdhënësi Steffen Seibert në një deklaratë, raporton Reuters.