Skandal/ Publikohet video erotike e trajnerit të ekipit spanjoll!

Nuk kanë fund problemet tek skuadra e Malagas. Pas problemeve financiare dhe mungesës së rezultateve në kampionat, ditën e sotme në rrjetet sociale është publikuar një video intime e trajnerit të ekipit.

Drejtuesit e Malagas kanë reaguar menjëherë dhe e kanë pezulluar  trajnerin deri në sqarimin e ngjarjes.

Ndërkohë, vetë Sanchez ka reaguar ku është shprehur se ata po i cenojnë privatësinë dhe po kërkojnë para duke e shantazhuar.

"Unë jam duke vuajtur një krim kundër intimitetit tim. Ata po më kërkojnë para, po përpiqen të më shantazhojnë dhe unë kam vendosur të denoncoj këdo që shpërndan videon në rrjetet sociale ose në Ëhatsapp private ”, thotë trajneri.

“Të gjithë ata që ndajnë këto imazhe po kryejnë gjithashtu një krim kundër intimitetit tim. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë sepse nuk kam bërë asgjë serioze, " përfundoi Víctor Sánchez del Amo.