Meta i prerë me Vuçiç: Mos provoko më shqiptarët

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin  ‘Tempora’ në Ora Neës ka dërguar edhe një mesazh të qartë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.  

‘Shikoj mijra qytetarë serbë që dalin para ambasadës dhe fyejnë shqiptarët në rrugët e Beogradit. Kjo është e papranueshme për frymen e fqinjësisë së mirë, por kur shoh në nivelet më të larta të politikës serbe që nuk dënojnë këto akte, kjo është e papranueshme. Presidenti i Serbisë të mos provokojë me shqiptarët, me mohimin e masakrës së Reçakut dhe me lëvdatat që i bën Milloshevicit. Serbia duhet të respektojë parimet e fqinjësisë së mire dhe mos provokoje më shqiptarët’-tha Meta.