Meta-Dvoranit: Videot do vazhdojnë, ka plot të tjera

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar ne emisionin "Tempora" te gazetares Sonila Meço bëri me dije se, do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nese ka frike se "Venecia" mund t'i jape te drejte mazhorances per Gjykaten Kushtetuese, Meta sqaroi se "nuk ka asnjë shans që Komisioni i Venecias te hedhe ne koshin e plehrave emrin dhe reputacionin e vet".

I pyetur ne lidhje me videot per Dvoranin, Meta tha "videot do te vazhdojne. Ka plot te tjera ne pritje. Perderisa te tjeret dezinformojne, une jam i vendosur per te bere transparence".