FOTOT më të mrekullueshme të vitit 2019

Që nga hedhja fluturimthi i lojtarëve të basketbollit deri tek një kandil deti përbindësh, Kelly Grovier ka zgjedhur 12 fotografi që kanë tronditur, frymëzuar apo përhapur si epidemi në të gjithë botën, duke i krahasuar ato me vepra arti klasike, shkruan BBC.

Janar

Sipas një tradite shekullore spanjolle, kur një kalë ose një kafshë tjetër hidhet mes për mes flakëve, tymi që depërton krijesën do ta mbrojë atë nga e keqja për një vit. Fotografia u mor në janar nga pjesëmarrës në të ashtuquajturin ritual i Luminarias, që bëhet çdo vit në nder të Shën Anthony Abbot, shenjtit që mbron kafshët shtëpiake në fshatin San Bartolome de Pinares në Spanjë.

Kjo foto, e krahasueshme me siluetën e tmerrshme të bërë njësh të kalorësit dhe kalit përmes zjarrit, vizioni i JMW Turner për mistiken nga Libri i Zbulesëz, Vdekja mbi kalë, 1825.

Shkurt

Një kombinim i përsosur i erës që fryn në drejtimin e duhur nëpër një fushë me dëborë të sapo rënë , një topth dëbore rrëshket si rul në atë bardhësi shkëlqyese duke e grisur atë. Fenomeni jashtëzakonisht i rrallë njihet si “dengu i dëborës” dhe është kapur nga pylltari britanik Brian Bayliss një mëngjes në Wiltshire.

E krahasueshme me botën magjike të ftohtë të së bardhës që Claude Monet dha në pikturën e tij të mrekullueshëm të Rrugës për në Giverny në dimër

Mars

Të gjithë e dinë që fotografitë mund të mashtrojnë, por nganjëherë mund të tregojnë të vërtetën më të vërtetë. I tillë është rasti i dy basketbollistëve të të rinj të të Duke University, R.R. Barret dhe Zion Williamson, që u fotografuan pranverën e kaluar në një kërcim që sfidonte gravitetin. Puna mjeshtërore e fotografit Kevin C Fox e sinkronizuar me momentin kulminant të hovjes së së lojtarëve, mund të ketë dhënë një përshtypje të ekzagjeruar të elasticitetit të ligjeve të fizikës, por është kapur në mënyrë të përsosur në lartësinë e hedhjes së njëkohshme të tyre.

Një foto që i ngjet vizionit të surrealistit belg René Magritte të vitit 1953 për një turmë burrash të veshur me të errëta dhe kapele, ngritur përkundër një qielli të kaltër, figura lundruese që nxitën imagjinatën.

Prill

Katedralja e Notre Dame ne Paris në flakë:

Maj

Duke kërkuar respektim më të madh të të drejtave territoriale, një burrë brazilian i veshur me veshje ceremoniale indigjene qëndron nën një shatërvan gjatë protestave në kryeqytetin e vendit në maj. Kaskada e butë e ujit, e ndritshme që ndikon nga fytyra e pikturuar rëndë nga figura, e shndërron shprehjen e tij në diçka që kapërcen emocionet e fluturuara, të lidhura me veçoritë e kohës dhe vendit.

Qershor

Duke ecur prapa Presidentit amerikan dhe Zonjës së Parë ndërsa ata dilnin pasi kishin pirë çajin në Clarence House, Camilla papritur bëri një lëvizje të syrit të majtë ndërsa kamerat ende ishin ndezur. Ky "sinjal" me sy u pa ga e gjithë bota.

Por shihe veprën e Pieter Bruegel plakut, pikturën kaotike "Netherlandish Proverbs" të 1559 se çfarë nënkupton një shkelje syri.

Korrik

Imagjinojeni se sa zhgënjyese duhet të ketë qenë për dy zhytës në brigjet e Cornwall në Mbretërinë e Bashkuar në korrik kur ata, papritur e gjejnë veten gjatë lundrimit fytyrë-më-fytyrë me një meduzë deti gjigande me tentakula..

Kjo foto e përballjes së frikshme, marrë nga një prej zhytësve, Dan Abbott dhe tjetri Lizzie Daly, të kujton fuqinë e një pikture të JMW Turner, "Sunrise with Monsters" e 1845-ës.

Gusht

Protestat në Hong Kong:

Dhe ngjet si në një betejë të fantazuar nga baltëpunuesit e lashtë grekë në këtë vazo qeramike:

Shtator

Zjarret e tmerrshëm në Amazonë

Makthi apokaliptik i zjarreve në furçat e Albert Goodwin.

 

 

Tetor

Nensi Pelosi kundër Donald Trump

Qëndrueshmëria dhe këmbëngulja e Pelosi për t'u përballuar me një njeri shumë të fuqishëm politik, të sjell ndër mend personalitetin ose temperamentin, të heroinës popullore irlandeze Grace O'Malley, e cila nuk pranoi të përkulet para Mbretëreshës Elizabeth I, 

Nëntor

Përmbytja e Venecias

Nuk është hera e parë në historinë plot ngyra të qytetit antik, që moti ekstrem i ka sfiduar vizitorët. Sipas një pikture anonime nga fundi i shekullit 18, një ngricë e parakohshme në 1789 e ktheu lagunën e qytetit në pistë akulli dhe detyroi tregtarët, banorët, udhëtarët t'i dilnin zot vetes.