Vdekja e punëtorit në Korçë, lirohen 2 të arrestuarit

Gjykata ka vendosur të lirojë dy të arrestuarit si përgjegjës për vdekjen e punëtorit Elvis Josifi në Korçë.

Vendimi është dhënë mëngjesin e sotëm, ndërsa janë liruar përgjegjësi teknik Flamur Palla dhe manovratori i vinçit Aurel Zyma, të cilët u arrestuan pak ditë më parë pas aksidentit gjatë punës për ndërtimin e një godine ku humbi jetën 36-vjeçari Josifi dhe u plagos shoku i tij punëtor.

Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata.