'Engjëj...', rrëfimi prekës i ish-lojtares së Kombëtares për vrasjen e Linditës dhe Vetonit:Mund të flas pa fund...

Vrasja nga babai i Lindita Musait dhe bashkëshortit të saj Veton Musai, ka tronditur Australinë dhe mbarë opinionin publik. Së fundmi për Shqiptarja.com, ka folur  ish-lojtarja e Kombëtares tonë për femra, Ellvana Dragoviç e cila e kishte mike të ngushtë Lindita Musain. Ellvana ka bërë një rrëfim prekës, ku tregon se Linditën e kishte njohur që kur ishin fëmijë, ndërsa e krahason me një engjëll që nuk do ta harrojë kurrë.

"Mund të flas pa fund për të, ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet" janë disa nga fjalët e Ellvanës e cila i thotë me plotë dhimbje për miken e saj të shtrenjtë, Linditën e cila u qëllua për vdekje së bashku me bashkëshortin, Veton Musai,  nga babai i saj Osman Shaptafaj pak para se të ndërroheshin vitet.

Ellvana tregon se tre vitet e fundit kishin punuar së bashku me Linditën dhe në rrëfimin prekës ajo tregon se mikja e saj e ndjerë, nuk harronte kurrë që ta përqafonte e ta puthte sa herë vinte në punë.

"Lindita ishte një engjëll.  Kishte një buzëqeshje që do të ndriçonte dhomën. Hiri dhe prania e saj n pushtonin dhomën. Ajo të bënte për vete. Mund të flas për të pafund.   Ne e kemi njohur njëra-tjetrën qysh bebe. Nëna ime edhe nana Linditës janë mikesha të mirë. Unë edhe Lindita kemi qen miqtë më të mirë. Kemi ndarë rroba, kemi luajtur me kukulla. Kemi ngrënë bashkë. Jemi përgatit për dasmat. Vallëzuam herët në mëngjes. Nuk lamë asgjë të papërfunduar. Edhe jam shumë mirënjohës për këtë. Unë do ta kujtoj shpirtin e saj të bukur përgjithmonë. Ajo ishte gjithmonë e lodhur, por ka shumë kuptim për mua tani. Ajo ishte plot jetë. Zoti donte të sigurohej që ajo të mund të realizonte sa më shumë që të ishte e mundur në 25 vitet e saj të jetës. Në 3 vitet e fundit të jetës së saj, ne kemi punuar së bashku. I bëra asaj një punë si pritëse dhe jam shumë mirënjohës që ndodhi kjo. Kam kaluar çdo ditë pune me të. Ajo vinte në karrigen e saj çdo mëngjes të vetëm dhe vinte më jepte përqafimin dhe puthjen më të madhe, sikur të mos kishim parë njëri-tjetrin për ditë. Kjo ishte Lindita. Ajo kishte dashurinë më të madhe që dikush mund të jepte. Ajo do të mungojë kaq shtrenjtë në aq shumë zemra, por ajo kurrë nuk do të harrohet." rrëfen për Shqiptarja.com, Ellvana Dragoviç.

Ndër të tjera ish lojtarja e Kombëtares tonë për femra, tregon se Lindita shkonte shumë mirë me familjen e re që sapo kishte krijuar. Vetëm një vit më parë familja dhe miqtë u mblodhën për të festuar dasmën e Veton dhe Lindita Musait.  Sipas Ellvanës familja Musai e kishte respektuar gjithnjë Linditën, madje kjo e fundit thoshte si ishte me fat që kishte gjetur një fmailje të re kaq të mirë.

"Familje Musai më kanë respektuar, e kanë dashur Linditën. Ajo më thoshte jam aq me fat që kisha fituar një familje tjetër. Isha aq e lumtur për të. Pas gjithçkaje që ajo kishte kaluar, zemra ime po derdhej me lumturi për të." tha Ellvana.

Për sa i përket Vetonit bashkëshorit të Linditës, Ellvana e përshkruan si një djalë shumë të sjellshëm dhe me humor që nuk harronte kurrë t'i bënte vajzat të qeshnin. Ndërsa për lidhjen mes Vetonit dhe Linditës, Ellvana thotë se ata ishin destinuar për njëri- tjetrin.

"Nuk e njihja Vetonin si Lindita, por për shumë herë që kam kaluar me të ai nuk ishte asgjë tjetër veçse mirësin dhe humorin. Ai do të të bënte të qesh aq shumë... Ai nuk e mori aq seriozisht jetën. Dhe mbi të gjitha ai e donte aq shumë gruan e tij. Mënyrën se si ai e shikonte atë, mënyrën sesi ai e trajtonte atë, ishte thjeshtë bukur. Ata ishin të destinuar për njëri-tjetrin."

Në fund Elvana e mbyll rrëfimin e saj për Shqiptarja.com me një mesazh ngushëllimi për të dy familjet ndërsa shton se kushdo që i ka njohur Vetonin dhe Linditën nuk do t'i harrojë kurrë.

"Familja, miqtë, kolegët e punës, kushdo që mund të mendoj...kanë me Veton ashtu edhe Lindita. Ata lanë një vend kaq të veçantë në zemrat tona. Nuk ka asgjë, nuk di që dikush mund të thotë ose të bëjë për ta përmirësuar këtë situatë...Shpresoj se Zoti do t'u japë të dy familjeve forcë dhe guxim për të kaluar këtë situatë. Ne duhet ta kujtojmë jetën e tyre, të flasim për to çdo ditë dhe të mos harrojmë kujtimet e bukura që kemi ndarë me ta. Do të më mungojnë aq shumë. Paçin rahmet engjëj të bukur" tha Ellvana.

 

Ndërkohë është bërë e ditur se autori i krimit, babai i Linditës, Osman Shaptafaj ishte ndarë nga nënë e Linditës që prej 12 vitesh. Siç raportojnë burimet ai ishte një njeri shumë abuziv, sa e kishte çuar bashkëshorten e tij të ndahej nga ai. Por pavarësisht kësaj ai vijonte të ishte i fiksuar me nënë e Linditës dhe shpesh herë krijonte probleme në mënyrë që ta bënte të vuaj.

Pak orë përpara se të ndërroheshin vitet, shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. E bija humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri disa orë më vonë në spital, pasi plagët ishin të rënda duke mos u mbijetuar. Ndërkohë që autori i ngjarjes makabre tentoi vetëvrasjen. Aktualisht babai që vrau vajzën e tij dhe burrin e saj, ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën sipas mjekëve.

I ati sipas të afërmve të çiftit, kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar në as fejesën e çiftit dhe as në dasmë. Por kush ishin arsyet e vrasjeve? Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar.  Veton Musai, ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980. /Shqiptarja,com/