FOTO/ Notarja sinkronizohet në mënyrë të përkryer me balenën

Një zhytëse është fotografuar duke u sinkronizuar në notin e saj me një balenë.

Fotografi nënujor, David Edgar, 30 vjeç, realizoi fotografi të gruas së tij Alice, 31 vjeç, duke notuar pranë bishës së oqeanit, ndërsa ajo ndiqte lëvizjet e saj.

Krijesa e qetë madje dukej e pa trazuar nga prania e gruas ndërsa ajo notonte për të realizuar edhe fotografitë mbresëlënëse, të cilat u morën në brigjet e Tonga në Paqësorin e Jugut.

Dyshja realizuan edhe fotografi me peshkaqenë në Filipine, ku të rinjtë e tyre mblidhen për tu ushqyer me plankton.

David tha:

'Gruaja ime Alice ka një lidhje të mahnitshme me balenat që i lejojnë asaj të ndajë momente të jashtëzakonshme nën ujë me këta gjigantë të butë’.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net