Festivali Ndërkombëtar i Skulpturave prej Akulli magjeps vizitorët nga e gjithë bota

Festivali Ndërkombëtar i Skulpturave të Akullit dhe Dëborës Harbin në Kinë mbajti ceremoninë e tij të hapjes të dielën më 5 Janar, midis fishekzjarreve dhe festimeve.

Festivali vjetor, në provincën Heilongjiang në veri-lindje të Kinës, është një nga festivalet më të mëdha të akullit dhe dëborës në botë.

Rreth 220,000 metra kub akull dhe borë raportohet se janë përdorur për të ndërtuar botën e akullit. Vizitorët u magjepsën edhe me një pallat akulli të ngrirë.

Kishte madje edhe një tren me avull prej akulli.

Marrë nga: www.bbc.com-Përgatiti: F.H,Syri.net