‘Luftë tregtare’, ministri francez: SHBA të ndalojë sanksionet mbi produktet tona

Në ditën e fundit të konsultimeve në Washington për taksën mbi gjigantët dixhitalë, Franca i ka kërkuar SHBA-së ndalimin e sanksioneve për produktet franceze.

“Kjo luftë tregtare nuk është në interesin e ndonjërit dhe u bëj thirrje miqve tanë amerikanë që të tregohen të arsyeshëm”, u shpreh ministri francez i Financave Bruno Le Maire.

Maire i bën thirrje administratës së Donald Trump që të mos sanksionojë përsëri produktet franceze në shenjë hakmarrjeje ndaj taksës dixhitale, ndërkohë që tashmë Franca vuan që prej tetorit të vitit të kaluar, ashtu si edhe vende të tjera europiane, nga taksat ndëshkuese të dekretuara nga Washingtoni si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve mbi Airbus.