Drejtori sportiv i Juventus e konfirmon: Këta dy lojtarë nuk do të largohen!

Emre Can dhe Adrien Rabiot nuk do të largohen nga Juventusi gjatë merkatos së janarit.

Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, ka përjashtuar mundësinë për shitjen e dy lojtarëve.

Can dhe Rabiot kanë tërhequr interesim të madh nga skuadra si Paris Saint Germain, Manchester United e Everton.

“Mund të përjashtojë mundësinë e largimit të Can, pasi ai do të mbetet me ne. Në nivel internacional, ai është një nga lojtarët më të kërkuar, por mendoj se mund të jetë i rëndësishëm për projektin tonë” ka thënë Paratici.

“Rabiot ka ardhur këtu pa luajtur tetë muaj. Është e natyrshme që ai duhet të adoptohet në nivelin fizik. Ai po paguan çmimin për atë, por ka bërë mirë kur është përdorur”, ka shtuar drejtori sportiv.