Tirana në terr, ja çfarë po ndodh në disa nga zonat e kryeqytetit

Një avari e rëndë e shkaktuar nga ngarkesa në rrjet, ka lënë pa energji disa nga rrugët kryesore në Tiranë, si zona e Rrugës së Kavajës, Irfan Tomini, ish parku etj

Lajmi bëhet i ditur nga OSSHE, që njofton se po punohet për kthimin e energjisë në kohë sa më të shpejtë.

‘Për shkak të avarisë shkaktuar prej ngarkesës në rrjet, dy fidera që furnizojnë zona si rruga e Kavajës, Irfan Tomini, ish Parku, etj, janë pa energji elektrike. Brigadat e OSHEE ndodhen në terren për riparimin sa më të shpejtë të defektit.-njofton OSSHE.