Del foto e Audit/ Shkon në 7 numri i viktimave

Shkon në shtatë numri i viktimave të aksidentit të rëndë në Valle Aurina të Italisë.

Një 27-vjeçar i dehur, i quajtur Stefan Lechner u përplas me një grup të rinjsh nga Gjermania, të cilët po festonin në Tirolin e Jugut.

Përplasja ishte fatale për shtatë prej tyre.

Lechner është arrestuar, kurse mediat kanë publikuar foto se si duket tani makina Audi pas aksidentit tragjik.

Ai është shfaqur i tronditur përpara hetuesve, duke thënë se do donte të kishte vdekur më mirë vetë ai, sesa kaq shumë të rinj.

Gjermanët ishin nga mosha 19 deri 22 vjeç.

Një burim tha se Lechner ishte i dehur pasi ishte ndarë nga e dashura.

Një shofer autobusi që pa ngjarjen e rëndë, tha se ia kishte bërë me drita, por ishte tepër vonë. Makina ishte shumë shpejt dhe u përplas me shpejtësi me grupin e të rinjve.

Ata ishin vetëm 100 metra larg hotelit...