Skandal pas skandali, tashmë ‘Taynën’ e bëjnë qen dhe e lidhin me zinxhirë

Xhirimet për vitin e ri kësaj here kanë prodhuar vetëm SKANDALE.

Deklarata e Butrint Imerit që tregoi një rast të ndjeshëm duke bërë shaka, se si një mik i tij ka bërë ngacmim seksual dhe tentim për përdhunim zgjoi vëmendje te publiku, shkruan Syri Kosova.

Po ashtu, edhe deklarata e tij në ‘Shiko Kush Luan’ ku Sonin e quajti të keqe, është një skandal tjetër.

Por, kulmi siç duket ka qenë në Klaniforni.

Ky spektakël me tendencë humori ka bërë një skeç ku reperja Tayna është paraqitur në formën më të keqe, më poshtëruese që mund të paraqitet një artist.

Një nga personazhet që kinse u mundua ta imitojë Taynën e të bëhet e famshme si ajo, doli si një qen i lidhur me zinxhirë dhe mbahej nga dy persona.

Duke qenë se u mundua ta imitojë Taynën, kjo i bie që edhe Tayna është e del e tillë, pra si qen me zinxhirë.

Se a do reagojë reperja për këtë përulje që ia kanë bërë, do e shohim në vazhdim.