'Beso- Erdhi dita'/ Marrëveshja vjen në takim me VV-në

Takimi me dyer të mbyllura i Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të LDK-së ka përfunduar rreth orës 18.00 në selinë qendrore.

Heshtja vazhdon të jetë e plotë, por një zyrtar i lartë nga LDK i ka thënë Syri.net se pothuajse është arritur marrwveshja e koalicionit mes LDK dhe VV, por asnjëri nga LDK nuk e di arsyen e kësaj vonese.

“Syri.net:” mëson se pas mbarimit të saj do të bëhet publike edhe marrëveshja për bashkëqeverisje me VV-në, por me një komunikatë.

Kurse nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, tha për “Syri.net” se nuk ka ende marrëveshje....

Sipas tij marrëveshja vjen në takimin me VV-në dhe nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së.

Është interesante se si asnjëri nga zyrtarët e LDK-së nuk flasin zyrtarisht e jo zyrtarisht për mediat.

Nga ana tjetër "Syri.net", ka vizituar edhe zyrat e LVV-së, ku atje mbretëron një heshtje totale dhe pa asnjë takim zyrtar.