VIDEO/ Stadiumi brohoriste emrin e tij, shikoni gjestet në fytyrën e Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ditën e sotme bëri debutimin e tij zyrtar me fanellën e Milanit.

“Bomberi” suedez ka zbritur në fushë ndaj Sampdorias, por për fatin e keq, nuk la shenjë pasi ndeshja u mbyll në barazim pa gola.

Në momentin që Ibra u fut në fushë gjatë pjesës së dytë duke zënë vendin e Piaten, ndërsa në këtë moment i gjithë stadiumi po thërriste në kor emrin e tij.

Ibrahimovic u duk që kishte emocione nga ovacionet në “San Siro” dhe në disa momente është filmuar nga telekamerave duke bërë mimika të çuditshme.

Siç duket këto veprime janë bërë pa vetëdije për të larguar emocionet: