Sulmoi 195 meshkuj/ Si u kap përdhunuesi më i tmerrshëm

Një nga përdhunuesit më të tmerrshëm në historinë e Britanisë u dënua me burgim të përjetshëm sot pasi sulmoi seksualisht dhjetëra meshkujt, ndërsa i filmonte teksa ata ishin të pandërgjegjshëm.

Studenti homoseksual Reynhard Sinaga u kap më në fund kur një prej meshkujve në Mançester, një 18-vjeçar, arriti të fitojë ndërgjegjen në dyshemenë e banjos dhe arriti të luftonte me të duke shkuar në polici. Për më tepër, ai dorëzoi atje edhe telefonin e agresorit.

Fillimisht viktima u arrestua gabimisht për sulm, por kur oficerët kontrolluan apartamentin e Sinagës, zbuluan një librari të tërë me video të përdhunimeve, plus imazhe të viktimave pa ndjenja dhe të zhveshur në dysheme.

Ata zbuluan se Sinaga, 46 vjeç, i gjente viktimat në FB.

Disa prej gjërave të viktimave ai i mbante si suvenir. Policia e lidh emrin e tij me 195 viktima të mundshme.

Ai dilte i vetëm në orët e para të mëngjesit dhe gjuante meshkujt e vetmuar dhe të dehur.

Duke u hequr si një njeri i mirë, indoneziani u ofronte atyre ndihmë për të fjetur, si dhe u premtonte më shumë pije.

Viktimat e tij- shumica heteroseksualë- nuk mbanin mend gjë pasi kthjelloheshin. Shpesh largoheshin nga apartamenti pa e kuptuar se ishin dhunuar seksualisht.

Sinaga nuk shfaqi ndonjë pendesë. Ai vjen nga një familje relativisht e pasur në Indonezi. Në Britani kishte mbërritur me një vizë studentore.