FOTO/ Shënoi het-trik, kjo është nota fantastike e Ronaldos

Juventus e ka nisur për mrekulli vitin e ri kalendarik, duke shkatërruar Cagliarin.

“Zonja e vjetër” i ka shënuar plot katër herë skuadrës se Cagliari, për të marrë tri pikë në javën e 19-të në Serie A.

Më i miri i këtij takimi ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi het trik. Rrugën e golit e gjeti edhe sulmuesi argjentinas i Juventus, Gonzalo Higuain.

“WhoScored” ka publikuar notat e lojtarëve ku CR7-ta u vlerësua me notën maksimale (10), shkruan SYRI.net.