‘Romeo’ shqiptar rreh ‘Zhuljetën’ e tij në qendrën e azilit

Një rast i çuditshëm është raportuar nga mediat belge. Një shqiptar është arrestuar dhe ndaj tij është kërkuar një dënim prej 2 vitesh burg dhe një gjobë 1600 euro.

Shqiptari Mario T., 20 vjeçc, ka dhunuar barbarisht bashkëshorten e tij 21-vjeçare.

Prokurorja tha se po kërkon dy vite burg për shkak se kjo nuk është hera e parë që ai dhunon të shoqen, pasi ka ndodhur disa herë në të shkuarën.

Avokatja e Marios thotë se ata të dy u arratisën nga Shqipëria në gusht të vitit të shkuar. Aryseja? Familja refuzonte martesën e tyre. Ajo studionte për arkitekturë dhe ai vinte nga një fshat i vogël.

Historia ishte etiketuar si ajo mes Romeos dhe Zhuljetës.

“Natyrisht Romeo nuk e rreh gruan e tij,” tha avokatja. “Por ata janë shumë të dashuruar dhe duan të vazhdojnë së bashku”.

Vendimi jepet më 20 janar. Procedurat e azilit për çiftin vazhdojnë.