Ibrahimovic nuk lë shenjë në debutim, Milani ndalet në barazim

Milan nuk e ka nisur mbarë vitin e ri kalendarik, 2020.

Skuadra “Rosonere” nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola në sfidën kundër Sampdorias e vlefshme për javën e 18-të në Serie A.

Sot, debutimin me Milan bëri edhe Zlatan Ibrahimovic, por që nuk arriti të linte gjurmë në këtë takim.

Milan tashmë numëron 22 pikë duke u renditur në vendin e 11-të.