Aksidenti tragjik me dy të vdekur/ Eksperti: Ja pse sinjalistika në rrugë ishte totalisht gabim

Fillimi i vitit 2020 ka nisur me një bilanc të frikshëm për sa i përket viktimave nga aksidentet rrugore, ku 4 persona kanë mbetur të vdekur, në vetëm 6 ditë.

Fatmir Hasho, inxhinier dhe eksperti i sinjalistikës rrugore, i ftuar në studion e lajmeve në FaxNews foli në lidhje me problematikat e sinjalistikës rrugore në vend.

Duke ju referuar aksidentit tragjik të datës 2 janar, ku dy këmbësorë humbën jetën nga përplasja e dy makinave në rrugë Xhanfize Keko në Tiranë, Hasho u shpreh se në atë segment sinjalistika rrugore ishte totalisht gabim.

“Në rradhë të parë ky vit ka filluar keq është dita e gjashtë dhe janë katër viktima. Është një fillim shumë i keq. Aksidenti i datës dy ishte shumë i rëndë, dy humbje jete dhe ishin  dy persona në trotuar duke pritur që të kalonin vijat e bardha.

Problematika e sinjalistikës rrugore linte për të dëshiruar. Aty ishte ndarë rruga në tre korsi, dy në zbritje dhe një në ngjitje. Dy korsitë që ishin në zbritje, vija ndarëse midis tyre në pjesën kur mjetet do të ktheheshin në krahun e majtë vijëzimi ishte me vija të pandërpera ende, pra i jep të drejtë mjeteve që kalojnë në këto dy korsi të mund të lëvizin nga njëra korsi në tjetrën, ku duhet të ishte një vijë e pandërprerë. Dhe ishte një zonë më një lëvizje të madhe.

Nuk ishte plotësuar me një sinjalistikë të kthimit mjatas. Ajo shigjetë të detyron që të shkosh deri afër vijës që do të kthehesh, të ndalosh dhe të ndezësh sinjalin dhe të marrësh masat e mundshme. Kjo sinjalistikë ishte totalisht gabim.

E dyta nuk kishte asnjë tabele paralajmëruese në të dy drejtimet që kemi një degëzim. Në kuadër të shumë punëve kur bëhen, nuk konsultohen me profesionistë. Sinjalistika rrugore kërkon një punë shumë të madhe, ta studiosh dhe ta plotësosh me të gjitha sinjalistikat. Mjetet ndalonin mbi vendkalimin e këmbësorëve. Asnjë mjet nuk e kryente si duhet manovrën e kthimit mjatas. Duhet një sinjalistiukë e rreptë. Që i detyron drejtuesit e mjeteve të rrespektojnë sinjalistikën dhe nëse nuk e rrespektojnë të gjobiten. Ka kamera që mund ta monitrosh.”- u shpreh Hasho.