FOTO-VIDEO/ Vrasja e gjeneralit iranian, protestë në Vjenë

Teksa tensionet SHBA-Iran vijojnë të jenë të larta pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani, në kryeqytetin austriak është duke u zhvilluar një protestë.

Protestuesit e shumtë shprehen kundër një lufte të mundshme, gjë e cila është kërkuar edhe në shumë protesta të mbajtura edhe në SHBA.

Gjenerali Qasem Soleimani u vra gjatë një sulmi amerikan me dron javën e kaluar ndërkohë parlamenti irakian i kërkoi të dielën qeverisë të largojë 5.200 trupat amerikane që ndodhen aty.