Bayern Munchen nis kontaktet me mbrojtësin e huazuar nga Real Madridi

Açraf Hakimi po tregon një formë të shkëlqyer me Borusia Dortmundin, aty ku është i huazuar nga Real Madridi.

Mbrojtësi maroken është një nga futbollistët më të mirë në skuadrën verdhezi, teksa ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve të mëdha.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, në gjurmët e futbollistit ka rënë edhe Bayern Munchen, të cilët gjithashtu e pëlqejnë shumë lojtarin.

Bavarezët kanë nisur kontaktet me Realin që zotëron kartonin e Hakimit dhe dëshirojnë ta marrin atë në ekipin e tyre.

Drejtuesit e Bayernit shpresojnë të arrijnë një marrëveshje me madrilenët dhe ta marrin sa më shpejt në ekipin e tyre mbrojtësin.