Shihni si transportohet në avion trupi i gjeneralit iranian

Kjo video tregon se si transportohet trupi i gjeneralit të vrarë iranian, Qassem Soleimani.

Sipas Daily Mail, trupi i tij u vendos në një arkivol kartoni dhe u transportua në një avion pasagjerësh nga Iraku drejt Iranit.

Arkivoli ishte vendosur mes sediljeve, ndërkohë që në avion luhen videot-homazh për Soleimanin.

Bashkë me të u transportuan edhe trupat e katër të vrarëve të tjerë nga Garda Revolucionare.

Ata u vranë nga një sulm amerikan me dron pranë aeroportit të Bagdadit.