Burri zhduket papritur/ VIDEO-ja bëhet virale në rrjet

Një video u bë virale në rrjetet sociale në javën e parë të vitit të ri.

Një burrë duket sikur zhduket krejt papritur kur del nga shtëpia e tij në Teksas, SHBA.

Disa thonë se atë e kanë rrëmbyer alienët.

Të tjerë thonë se video duket sikur është marrë nga filmat e Star Trek.

Por e shoqja e burrit në video i ka qetësuar të gjithë komentuesit.

Sipas saj, kamera e shtëpisë ka pasur një defekt.