Astronautja e njohur: Alienët ekzistojnë dhe mund të jenë në Tokë

Alienët ekzistojnë dhe është e mundur që të jenë mes nesh në Tokë.

Kështu deklaroi britanikja e parë që ka dalë në hapësirë.

Dr. Helen Sherman tha se jeta jashtëtokësore duhet të jetë diku në univers.

“Alienët ekzistojnë, nuk ka dy rrugë,” tha ajo. “Duhet të ketë lloje dhe forma të ndryshme jete mes miliarda yjeve”.

56-vjeçarja u bë e famshme kur udhëtoi drejt stacionit hapësinor Mir në vitin 1991.

Astronautja, që tani punon si kimiste në Kolegjin Imperial të Londrës, tha se megjithëse alienët mund të mos përbëhen nga karboni dhe azoti si njerëzit, “është e mundur që të jenë këtu mes nesh dhe thjesht ne nuk i shohim ata”.

Duke folur për jetën e saj në hapësirë, ajo tha se “kam mësuar se nuk kanë rëndësi të mirat materiale, por njerëzit”.