Njeriu që ngjiti malin e lartë për të fotografuar lindjen e parë të diellit për 2020

Një burrë ka bërë diçka vërtet unike për vitin e ri duke ngjitur një mal për të bërë një foto të lindjes së diellit dhe ka arritur vërtet të kapë një imazh impresionues.

Ndërsa pjesa tjetër e botës po zgjohej në dhimbje koke, gojë të thatë dhe kujtime të mjegullta më 1 janar, alpinisti Rhys Pleming filloi dekadën duke ngjitur malin Snowdon, majën më të lartë në Uells.

Rhys dhe shoku i tij ecën në shtegun e Llanberis në përpjekje për të kapur diellin e parë të dekadës, dhe ndërsa ai realizoi me sukses misionin e tij ai u shpërblye edhe me pamjen e rrallë të njohur si spektri i Brocken.

Imazhet mahnitëse të marra prej tij duket se tregojnë një prani engjëllore thuajse nga një botë tjetër që shfaqet nëpër re, e rrethuar nga një ylber rrethi drite. 

Iluzioni optik shfaqet në të vërtetë kur dielli i ulët shkëlqen pas dikujt që shikon mjegullën dhe duket se është një person. 

Kushtet atmosferike të Snowdon në orët e para të mëngjesit e hodhën hijen e personit përpara, duke krijuar një hije të siluetuar kundrejt një ylberi rrethor.

Marrë nga: www.unilad.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net