Familja e pasionuar pas udhëtimeve, tregon si i siguron të ardhurat

Një nënë e dy fëmijëve që ka udhëtuar në botë me familjen e saj ka zbuluar se si ata e kanë arritur stilin e jetës së tyre të lakmueshme për të gjithë që i shikojnë nga jashtë. 

Karen Edwards, 35 vjeç, nga Londra me origjinë nga Dublini dhe burri i saj Shaun Bayes, 34 vjeç, kanë udhëtuar në pothuajse 50 vende me dy fëmijët e tyre Esme, pesë vjeç dhe Quinn, dy.

Ajo krenohet me më shumë se 100,000 ndjekës në llogarinë e saj në Instagram ‘TravelMadMum’ dhe tregon se familja shpesh i financon eksplorimet duke shkruar publikime për udhëtimet dhe duke rënë dakord për ekspozimin e tyre në mediat sociale. 

Sidoqoftë, ajo këmbëngul që udhëtimet e tyre janë një punë me kohë të plotë dhe jo një pushim i gjatë, dhe tha se ata punojnë shumë për të siguruar që ata të mund të ruajnë stilin e jetës së tyre.  

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net