Tha se i vlon gjaku për të/ Zbulohen FOTO-t e Arbër Çepanit me të dashurën biznesmene

 I ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit”, ish-banori i “Big Brother” dhe biznesmeni, Arbër Çepani deklaroi se e ka gjetur dashurinë e vërtetë.

Arbri tregoi se vajza që i ka marrë zemrën nuk është personazh publik, ajo është sipërmarrëse dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme agjenti i emisionit “Thumb on”, zbuloi se e dashura e Arbrit quhet Evi Gjikuria, biznesmene në fushën e turizmit.

Agjenti tregoi se çifti kanë bashkëpunuar shpesh së bashku në biznes si ortakë.

U publikuan edhe disa foto të tyre bashkë dhe shohim se Arbri dhe Evi shkojnë shumë bashkë.

Arbri për partneren është shprehur: 

“Personi në fjalë nuk është person publik mbi të gjitha dhe nuk kam dashur që ta ngatërroj. Ajo është në botën e biznesit, është sipërrmarrëse, doja dikë në botën e biznesit sepse në fund të ditës dhe kuptojmë shumë më njeri-tjetrin”.