Lidhja e biznesmenit të ekzekutuar me Fatmir Haklajn, u qëllua nga...

Biznesmeni i ekzekutuar në Bajram Curri mbrëmjen e të dielës është kushëriri i Fatmir Haklajt, raporton Vizion Plus. Më konkretisht, 47-vjeçari Guxim Gjyriqi e kishte djalë teze Fatmir Haklajn, personazh të cilën e lidhen me vrasjen e Azem Hajdarit dy dekada më parë.

Pas disa atentateve që iu bënë, Fatmir Haklaj u vra afër shtëpisë së tij në vitin 1999.

Nuk dihet nese vrasja e biznesmenit Guxim Gjyriqit ka lidhje me ndonjë hakmarrje të mundshme në këto histori të vjetra që i kanë marrë jetën dhjetëra personave në zonën e Tropojës, apo ka sfond krejt tjetër.

Gjyriqi u qëllua për vdekje afër biznesneve të tij në Bajram Curri në orën 23:32 të së dielës teksa po mbyllte lokalin e tij.

Autorët e vrasjes së Guxim Gjyriqit po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Ata ikën më pas në drejtim të paditur, ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Por ndërkohë janë shoqëruar edhe dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje. Policia është njoftuar pak pas mesnate nga banorë të zonës të cilët ishin rreth e rrotull në momentin e ngjarjes.