Erë e fortë dhe akull: ARRSH tregon gjendjen e akseve kryesore

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi para pak minutash mbi gjendjen e akseve kryesore  rrugore në vend:

Rajoni Verior
Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Rajoni Qendror
Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Rajoni Jugor
Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht. Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë. Është punuar me kriposjen e akseve.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate, theksoi ARRSH. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen  në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.