Shiu sjell lehtësim në Australi, por zjarre gjigande po priten

Shi ka rënë në zonat e shkretuara nga zjarri në Australi dhe temperaturat kanë rënë, por zyrtarët kanë paralajmëruar se flakët do të ndizen përsëri, njoftoi BBC. Shi me blozë ra në bregdetin lindor, nga Sidney në Melburn, me rrebeshe në disa zona të New South Wales.

Por të shtunën natën, zyrtarët paralajmëruan se temperaturat do të rriten deri të enjten.

Ata gjithashtu thanë se zjarret e fuqishëm në Victoria dhe New South Wales mund të takoheshin me njeri-tjetrin dhe të krijonin një super zjarr.

“Nuk ka vend për vetëkënaqësi”, tha kryeministri i Shtetit të New South Wales, Gladys Berejiklian të hënën në mëngjes.

“Ky mëngjes të shërbejë për rikuperimin, të sigurohemi që njerëzit që janë zhvendosur janë diku të sigurt.”

Megjithë ndërhyrjen, ndotja nga tymi mbetet në nivele të rrezikshme.

Galleria Kombëtare e Australisë në Canberra u mbyll të hënën për të zvogëluar çdo rrezik për publikun, personin dhe veprat e artit të shfaqura”. Universiteti Kombëtar i Australisë në kryeqytet po ashtu është mbyllur.

Më tej në jug, Byroja e Meteorologjisë së Victoria paralajmëroi që dukshmëria në Melburn ishte më pak se 1 km në shumë zona të qytetit dhe rrethinat e tij.