Gjyq për Porsche e blerë në ankand për 523,000 dollarë, rezulton e ndryshuar

Një tregtar miliarder sigurimesh ka dërguar në gjykatë një tregtar makinash, pasi zbuloi se Porsche që ai bleu në ankand  për 400,000 £ doli të ishte në gjendje vërtet të keqe.

Andreas Pohl, 55 vjeç, nga Marburg, afër Frankfurtit, Gjermani , pretendon se Coupe turne Porsche 911 Carrera RS 2.7 ishte rindërtuar dhe ishte pajisur me pjesë jo autentike duke e bërë atë të pasigurt për t’u drejtuar.

Pasi mori në dorëzim automjetin në tetor 2018, manjati i sigurimeve filloi të vërë në dyshim vlerën e makinës dhe porositi një raport për gjendjen.

I pakënaqur ai kërkoi që paratë e tij të ktheheshin nga shitësi i specializuar i makinave Coys të Kensington. 

Coys ranë dakord për të shlyer 390,000 pound por ende nuk i kanë shlyer paratë, duke bërë që zoti Phol të fillojë veprimet ligjore. 

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net