Vidhet një apartament në Korçë, hajdutët morën orat dhe unazat

Një apartament në Korçë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.9 të qytetit juglindor.

 ‘BalkanËeb’ shkruan se autorët e vjedhjes kanë pikasur faktin se në banesë nuk ka pasur njeri, ndërsa kanë marrë prej aty disa sende me vlerë.

Kur familjarët kanë shkuar në banesën e tyre, kanë parë se dikush kishte hyrë brenda forcërisht, ndërsa kanë sinjalizuar policinë. Ata deklaruan para oficerëve të policisë së hajdutët kanë marrë 3 ora dhe 2 unaza. Aktualisht policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.