VIDEO/ Donte të bënte një selfie, turisti e pëson keq nga majmuni

Një majmun i djallëzuar u kap në kamerë duke vjedhur syzet nga një turist i i cili tentoi të bënte një fotografi me të në Bali.   

Connor Coman-Sargent, 24 vjeç, ishte në një udhëtim nëpër Uluwatu në Bali, Indonezi kur ndodhi ngjarja e pakëndshme. 

Në videon, të regjistruar nga një prej miqve të Connor, dy majmunët mund të shihen teksa qëndrojnë në çatinë e një ndërtese ndërsa dhjetëra turistë ecin me nxitim rreth e rrotull parkut.

Connor, i cili është i veshur me një këmishë të gjelbër me vija me ngjyra në jakë, i afrohet njërit prej majmunëve duke tentuar të bëjë me të një selfie.

Është pikërisht ky momenti kur majmuni i rrëmben syzet dhe largohet me vrap duke e mashtruar kështu turistin fatkeq që mbetet shumë i habitur.

Marrë nga: www.dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H,Syri.net